Pika 1: Gjuha kryesore e forumit është Shqip. Gjuhët e tjera do të lejohen vetëm në rastet kur shprehin:
a) thënie apo batuta
b.) terma apo fjalë që nuk kanë përkthime në gjuhën shqipe
c) artikuj ose shkrime me referencat përkatëse.
Në rast shkelje të kësaj pike postimi do të ndryshohet ose fshihet.
Pika 2: Ndalohet rreptësisht postimet që kanë për qëllim të shajnë me fjalë ofenduese drejtpërdrejt një anetar të forumit. Shkelja e kësaj pike do sjellë si pasojë paralajmërimin për heqje e së drejtës së postimit në forum.
Pika 3: Ndalohen postimet me përmbajtje pronografike (shkrime, foto, lidhje në faqe të tilla). Shkelja e kësaj pike do të sjelle si pasojë paralajmërim për heqjen e së drejtës së postimit në forum.
Pika 4: Postimet duhet ti përkasin temës përkatëse si dhe gjithashtu temat e reja duhen ti përkasin kategorisë përkatëse. Në rast të kundërt postimi do ndryshohet ose fshihet, ose tema do të transferohet.
Pika 5: Ndalohet rreptësisht përmbytja (flood) me mesazhe në forum. Si e tillë konsiderohen, postimi i të njëjtit postim ose temë më shumë se dy herë. Gjithashtu temat e njëjta do të fshihen duke përdorur si kriter vjetërsinë e temës. Postimet e temës së re do ti ngjiten asaj së vjetër, sipas vendimit që do të marri stafi.
Pika 6: Çdo postim konsiderohet pronë e forumit dhe si e tillë i perket forumit të vendos se çdo bëhet me to. Në rast se keni ndonjë koment personal për ndonjë postim, mund të kontaktoni stafin e Forumit.
Pika 7: Stafi administrativ dhe moderues nuk mban asnjë përgjegjësi për temat e hapura nga anëtarë të ndryshëm rreth opinioneve të tyre, por merr masa kur temat e hapura apo postimet e bëra janë kundër rregullorës së Forumit.
Për çdo pyetje ose sugjerim që mund të keni në lidhje me Forumin gjithashtu edhe ankesat ndaj MODERUESVE dhe ADMINISTRATORëVE mund te shkruani tek Zona Administrative për përmirësimin e forumit.
Stafi Xeher.de ju këshillon dhe uron që kjo rregullore do zbatohet me rigorozitet nga antarët e tij në menyrë që të kemi një klimë sa më konstruktive në Forum.
Rregullorja !
1 postim
• Faqja 1 prej 1
1 postim
• Faqja 1 prej 1
Vizitorët aktivë aktualisht
përdorues duke shfletuar këtë forum: Ska anëtar të regjistruar dhe 1 vizitorë
